'Pa Gjurme', U dënua për ‘Trafikim Prostitucioni’, Rrefehet i burgosuri  54-vjeçar nepermjet letres: Jam i pafajshem

Historia e sjellë këtë rradhë në studion e emisionit “Pa gjurmë” është ajo e një të burgosuri  54 vjeçar, Albert Veizaj i dënuar me 15 vite burg në qytetin e  Fierit. Teksa pretendon se është dënuar padrejtësisht dhe është i pafajshëm, 54 vjeçari, nga Vlora me profesion mësues muzike, ka vendosur të rrëfejë historinë e jetës së tij duke e bërë publike përmes një letre  dërguar në emisionin e ‘Pa gjurmë’ ,ku dhe kërkon drejtësi.

“Unë që po ju shkruaj , jam Albert Veizaj, i datëlindjes 03.05.1964, lindur dhe banues në Vlorë. Kam kryer institun e Lartë të Arteve. … Kjo vepër penale për të cilin po e bëj, këtë dënim ka ndodhur në mars të vitit 2011. Për të vetmin fakt, që jam dakort me zbatimin dhe dënim e kësaj vepre kriminale, është bërë ndalimi dhe marrja nën hetim si shtetas që dyshohet se është pjesëmarrës në një veprimtari kriminale dhe me masën që u mor më 17 mars 2011, nga Gjykata e Shkallës së Parë, e Rrethit Fier “Arrest me burg”. … Jam akuzuar dhe dënuar për veprat penale “Trafikim i të miturve kryer në bashkëpunim” dhe Falsifikim  i dokumentave”. Jam dënuar me 15 vjet heqje lirie. Ju bëj me dije se për këtë dënim nuk jam pajtur dhe për këtë arsye kam bërë rekur sedhe në gjykatën e Lartë. Për veprat penale për të cilat jam vënënën hetim akuzuar dhe gjykuar nuk u bë aspak drejtësi", pjesë nga letra e 54 vjeçarit, Albert Veizaj.

 

Ka qene një përgjim nga prokuroria e Fierit, qe ka nxjerrë në dritë historine e prostituimit të 20 vjecares, e njohur si viktima Enkeleda Troka, (Pashaj), çështje për të cilën është gjykuar nga fillimi dhe është dënuar Albert Veizaj,54 vjeçari pretendon se është dënuar padrejtësisht  duke kërkuar sot pafajsi.

Masën e dënimit prej 15 vitesh burg për  Arben Veizaj, avokati i ftuar në studio e  konsideroi të rëndë pasi ky shtetas duhet të ishte hetuar me hollësi nga drejtësia, para se të arrinte në konkluzione kontradiktore.  Sipas avotatit, Gjykata e Fierit ka marrë vendime kontradiktore në lidhje me këtë shtetas për akuzën e falsifikimit të dokumentave . Përsa i përket, akuzave të tjera për trafikim e qënies njerëzorë, gjithashtu duhet të kishtë bërë një analizë më të thelluar ,në lidhje me rastin e 54 vjeçarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak