Pa ujë e ushqime dhe mes kafshëve të egra, gjenden pas 8 orësh dy turistët e humbur në Theth (VIDEO)

SHKODËR- Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprrës. Gjetja e tyre u bë, 8 orë pasi dy të huajit ishin shpallur në kërkim në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre. Por pavarësisht rrezikshmërisë, dy turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy turistët, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.

Në fund të operacionit për shpëtimin e tyre, dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka pasi gjendeshin pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra.

Njoftimi i policisë:

Theth, Shkodër

Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres.

Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e dy turistëve, në gjendje shëndetësore të mirë.

Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre.
Policia ka bërë transportimin e turistëve për në Theth të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t'i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 30/10/2018 10:10

    8 ore? une kujtova se mos kan qendruar 8 dite.Dhe per cfare?,koprraca per 20 euro shoqerues.Keta turista po na demtojne ekonomine duke shpenzuar qindra euro per .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës