Pacult: Nuk e mendoj rezultatin 0-0, Kukësi do arrijë në finale

Pacult: Nuk e mendoj rezultatin 0-0, Kukësi do arrijë në finale

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult

Kukësi do të luajë të mërkurën një ndeshje mjaft të vështirë përballë Laçit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ku ndeshja e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në një prononcim para ndeshjes, trajneri i Kukësit, Peter Pacult është shprehur se kjo ndeshje do të jetë po aq e vështirë sa edhe ajo me Partizanin. I pyetur për rezultatin e ndeshjes së parë, tekniku austriak thotë se shifrat 0-0 favorizojnë Kukësin, ndërkohë që tregon se nga skuadra kërkon që të fitojë me lojë, pasi nuk është përgatitur për penalltitë.

Laçi, kundërshtari me të cilin përballemi në Kupë, është një skuadër po aq e fortë sa Partizani. Është një ndeshje e vështirë por nëse përsërisim lojën që bëmë ndaj Partizanit, mund t’ia dalim.
Barazimi 0-0 na favorizon disi, për faktin se ndeshjen e kthimit e kemi në shtëpi. Nuk kemi bërë përgatitje për penallti dhe në rast se nesër fitoj 1-0 do isha i kënaqur. Qëllimi i radhës është të arrijmë në finalen.

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës