Paditë ndaj gazetarëve, Çipa: Negative, po i ndjekim me vëmendje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë raporton se vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018, ka 15 raste ku gazetarët janë në procese gjyqësore. Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa tha se paditja e punonjësve të medias e sidomos reporterëve, ndikon negativisht tek puna e tyre.

Ne mendojmë që po, çdo proces gjyqësor është pashmangshmërisht një stres e gjendje delikate të gazetarit në kuptimin juridik. Fatmirësisht deri tani nuk kemi penalitete nga gjykata në ngarkim të gazetarëve.

Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve

Duke ju referuar padisë së gjyqtarit, Gjin Gjoni ndaj dy gazetarëve të gazetës Shqiptarja.com, Adriatik Doci dhe Elton Qyno, Çipa tha se Unioni po e ndjek rastin me vëmendje. 

Janë disa kolegë të gazetës Shqiptarja.com të cilët janë në proces gjyqësor me një gjyqtar të njohur. Ne jo vetëm që jemi shprehur për këtë rast, por po e ndjekim me vëmendje për të rritur sensibilitetin e komunitetit tonë në mbrojtje të të drejtave të kolegëve.

Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në këtë raport rendit shqetësuese pagat e vonuara, apo të pa marra ende prej muajsh të gazetarëve në disa media, si dhe shkruhet për një faliment të konsiderueshëm të mediave lokale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë