POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Padia e Ballës për rastin ‘Xhisiela’, Basha pas 9 vitesh në prokurori: Duan të mbysin zërin e PD

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dëshmuar sot në prokurorinë e kryeqytetit për rreth 25 minuta pas padisë së Taulant Ballës për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut.

Lideri demokrat ka ngjitur shkallët e prokurorisë së Tiranës në orën 12:15 minuta, ndërsa ka dalë në orën 12:40 minuta. Basha ishte vetëm në prokurori, pasi nuk shoqërohej nga asnjëri nga ndihmësit e tij ligjor.



Pas daljes nga prokuroria, ai nuk pranoi që të jepte detaje nga dëshmia që bëri para prokurores Elsa Miha se çfarë provash ka që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik.

Sot deputeti Salainji ka dëshmuar pas kallëzimit nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit për të shpëtuar. Thirrja e kryetarit të opozitës për tú paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit. Kam një mesazh për Ramën; PD, unë dhe shqiptarët sa nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe nuk impresionohemi nga makinacionet e shtetit privat, do të vijojmë betejën tonë.

Lulzim Basha

Pas denoncimit të Emiljano Nuhut dy javë më parë, Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun. Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut.

Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet Ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë. Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

Pas denoncimit të tij dy javë më parë, opozita sulmoi kryetarin e grupit të PS duke e akuzuar se mbrojti djalin e deputetit të Krujës, por Taulant Balla i kallëzoi penalisht për tre vepra penale. Ndërsa në datë 4 tetor, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dëshmoi për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me këtë çështje.

Balla përveç dëshmisë para prokurores Elsa Miha, depozitoi edhe tabulatet telefonike të asaj dite, 21 korrikut, të marra vetë pranë kompanisë celulare, që provojnë sipas tij se Lulzim Basha ka gënjyer, pasi nuk ka qenë në Fushë Krujë sikur denoncoi Nuhu. 

Ora 14:57
Basha në prokurori për rastin ‘Xhisiela’, Balla: O pinok! Me lekët që do paguash do rindërtoj një kopësht të ri në Librazhd

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale ka komentuar vajtjen e Bashës në Prokurori, hera e parë kjo pas 9 vitesh.

Në statusin e tij, Balla pyet kryedemokratin se a ka dhënë ndonjë provë për akuzat ndaj tij për çështjen Xhisiela.

Se në fund nuk është në kazan që ndahet e vërteta, po më pas edhe në gjykatë për dëm moral dhe aty do të ta mas kokën mirë, se me lekët që do paguash si shpifës do rindërtoj një kopësht të ri në Librazhd, o pinok!

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Shunden-Bunden: 12/10/2018 19:03

    Po ti je i zhytur ne llum e mu** o karagjoz qe meresh me BABAHALET_

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/10/2018 13:10

    O Kriminel o Vrases o Hajdut i parave te Qytetareve Shqipetare ke goje e flet me presione kundra shtetit Shqipetar dhe kryeministrit se do ja beje keshtu e ashtu me kaq njerez do ta permbys shtetin e Edi Rames e pradha si keto O Mjeran a e di kush je Nuk ke me ti qytetare te te vijne mbas ty per te mare karike ti Rugen e prokurorise e mesove sot Po Kjo eshte ruga jote tani Ti tani ke pune vetem me Organet e drejtesise per Bemat qe i ke bere ketij vendi dhe Qytetarve te tij Te qofte rruga mbare drejt Shtepise se Recit bashke me ca te tjere qe do te ndjekin pas ⛓

    Përgjigju
  • Erik: 12/10/2018 13:09

    Hahaha tani filloi te funksionoje shteti o xhelatinoz.

    Përgjigju
    • Thoma: 12/10/2018 21:45

      Ore Luli , cili eshte zeri just ? Cfar ofroni ? Se asgje nuk kemi degjuar nga ju , vetem fjal kuvash . Te me falin femrat se secila ka arsyet e veta per cdo zgjedhje qe ben per jeten e vet .