Pagat e Gjyqësorit, Fino: S'mund ta kenë më të lartë se Presidenti, shkakton përmbysje të hierarkisë

Paga e Presidentit të Republikës është e vetmja që specifikohet në buxhetin e shtetit cdo vit. Kjo jo për të shuar kureshtjen e publikut për kreun e shtetit, por për të treguar se kush është paga më e lartë në hierarkinë shtetërore. Por nga 1 janari i këtij viti, gjyqtarët e prokurorët do të marrin paga disa fish më të larta në zbatim të reformës në drejtësi.

Për relatorin e buxhetit në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, kjo prish hierarkinë e përgjithshme.“Nuk mund të kenë pagë disa fish më të lartë se presidenti, kryeministri apo kreu i Kuvendit, se nga ne deputetët nuk flas se do ishte konflikt interesi”, shprehet Bashkim Fino.

Për ta kuptuar më mirë deformimin e këtij koncepti, Fino merr shembull festimet ceremoniale për festat e nëntorit që po vijnë.“Po vijnë festat e nëntorit. Protokolli duhet të ndryshojë. Sipas nivelit të pagave, i pari duhet të rreshtohet kryetari i gjykatës së lartë, pastaj të gjykatave të tjera, të jenë ca shkallë bosh, pastaj të vijë presidenti e të tjerët”, thotë Fino.

Meqë pagat e gjyqësorit nuk mund t’i ndryshojë, Fino kërkon nga qeveria një grup pune për të ribërë hierarkinë. “Brenda 6 muajve të ngrihet një grup ndërministror për të vendosur një kategorizim të ri të pagave”, thotë relatori i buxhetit në Komisionin e Ligjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason