Paga e Presidentit të Republikës është e vetmja që specifikohet në buxhetin e shtetit cdo vit. Kjo jo për të shuar kureshtjen e publikut për kreun e shtetit, por për të treguar se kush është paga më e lartë në hierarkinë shtetërore. Por nga 1 janari i këtij viti, gjyqtarët e prokurorët do të marrin paga disa fish më të larta në zbatim të reformës në drejtësi.
Për relatorin e buxhetit në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, kjo prish hierarkinë e përgjithshme.“Nuk mund të kenë pagë disa fish më të lartë se presidenti, kryeministri apo kreu i Kuvendit, se nga ne deputetët nuk flas se do ishte konflikt interesi”, shprehet Bashkim Fino.
Për ta kuptuar më mirë deformimin e këtij koncepti, Fino merr shembull festimet ceremoniale për festat e nëntorit që po vijnë.“Po vijnë festat e nëntorit. Protokolli duhet të ndryshojë. Sipas nivelit të pagave, i pari duhet të rreshtohet kryetari i gjykatës së lartë, pastaj të gjykatave të tjera, të jenë ca shkallë bosh, pastaj të vijë presidenti e të tjerët”, thotë Fino.
Meqë pagat e gjyqësorit nuk mund t’i ndryshojë, Fino kërkon nga qeveria një grup pune për të ribërë hierarkinë. “Brenda 6 muajve të ngrihet një grup ndërministror për të vendosur një kategorizim të ri të pagave”, thotë relatori i buxhetit në Komisionin e Ligjeve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2540
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë
23 Prill, 19:43
-
Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita
23 Prill, 19:10
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill, 18:51
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27