Pak biografi për ENNIO GRASSI-n, disa tituj nga vepra e tij

Pak biografi për ENNIO GRASSI-n, disa tituj nga vepra e tij

Ennio Grassi është kritik arti, eseist dhe sociolog i letërsisë italiane. Studioi për magjistër në Universitetin e Urbinos dhe u laurua për Letërsi në 1969, më pas për Filozofi, në 1972 dhe sociologji në 1979. Ka dhënë mësime në lece, në universitet Filologjinë Moderne dhe drejton kurse specializimi pasuniversitar.                 
Ka punuar këshilltar për kulturën në Komunën e Riminit, ku dhe banon si dhe këshilltar në Ministrinë e Arsimit, kordinator në koperimet me Ballkanin dhe në programet e bashkëpunimit Itali-Shqipëri, ku dhe ka ardhur si diplomat special.

Po kështu ka qenë këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e universiteteve për Shqipërinë dhe Kinën.                                          

Është zgjedhur tre herë deputet në Parlamentin Italian. Ështe dërguar si vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet e para demokratike në disa vende.     

Disa tituj nga vepra e tij:

- Lo scrittore e il potere (Shkrimtari dhe pushteti), 1974

- Sociologia e psicanalisi dell'opera d'arte (Sociologji dhe psikoanalizë e veprës së artit), 1975

- L'antifascismo dell'intelligenza (Antifashizmi i inteligjencës), 1977

- Immagini di parole (Imazhe të fjalës), 1982

- I poeti della terra d'Albania, Antologia (Poetët e tokës Shqiptare), me R.Sportelli, In forma di parole”, 2002

- Tirana,genealogia di un ritratto in un esterno, (Tirana, gjenealogji e një portreti nga jashtë),

- La cultura letteraria, in Storia della Chiesa riminese, (Kultura letrare, në historinë e Kishës rimineze), 2015

- Nota al testo (Shënime në tekst), me Manuela Ricci, 2018

Ndërkaq është antar i Komitetit Shkencor i “Osservatorio Balcani e Caucaso”, bashkëpunëtor i shumë revistave të njohura, drejton për botuesin “Pazzini” kolanën e poezisë dhe është konsulent i projekteve të arealit ballkanik.

Përktheu dhe pajisi me shënime Ed. Ag.


Lajmi kryesor:

Prej dhimbjes dhe bukurisë


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin