Pak para largimit, zv.ambasadori amerikan rendit arsyet pse Shqipëria do ‘bëhet’: Parajsë e vogël në Adriatik, ju pret e ardhme e ndritur

Pak para largimit, zv.ambasadori amerikan rendit arsyet pse Shqipëria do ‘bëhet’: Parajsë e vogël në Adriatik, ju pret e ardhme e ndritur

Zv.ambasadori amerikan David Muniz

Pak ditë para largimit nga Shqipëria, zv/ambasadori amerikan, David Muniz, përcjell mesazhin e fundit për qytetarët shqiptarë. Në një postim në faqen e ambasadës në Facebook, Muniz shpreh bindjen se Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur.

Nga klima, tek burimet natyrore e njerëzit mikpritës, Muniz rendit arsyet pse gjithmonë ka besuar se Shqipëria është një parajsë e vogël në Adriatik.

Postimi i ambasadës:

Keni klimë të mrekulleshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, thotë Muniz në deklaratën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhaneta KONDA: 18/08/2018 01:12

    God bless you !! I love you ! Call me I will work with you for better life in ALBANIA .CONSIDERING EX- MY COUNTRY ONE LITTLE PARADISE WHERE JESUS CHRIST TAKES HIS VOCATION IS PRIVILEGE . We never can forget AMERICAN SUPPORT !!! GOD BLESS AMERICA !!! ..."DIELL QE LIND NGA PERENDON .."- THOSHTE NAIM FRASHERI I PAVDEKSHEM .I LOVE MY AMERICA AND MY ALBANIA.I AM READY TO FIGHT FOR MY COUNTRY , MY BLESSED AMERICA !!! DO YOU SEE JESUS CHRIST IS RAINING HOLY WATER TO BLESS OUR OWN AMERICA AND OUR OWN TRUMPOAKTREE PRESIDENT !! DO YOU FEEL IT ?? DO YOU HEAR CHURCH BELLS RINGING , BLESSING OUR COUNTRY AND OUR OWN PEOPLE ?? OPEN THE WINDOWS AND YOU CAN ...

    Përgjigju
    • Kokomani: 23/08/2018 01:23

      Qetesohu zbrit me kembe ne toke se vetem naften dhe arin po na vjedhin dhe per te dhene sna japin gje se na prish leku me shqiptareve na ben dem, me mire tia jape serbit

  • Shqiptari: 17/08/2018 23:45

    Z.Zvendes Ambasador.Se pari ju falenderoj per optimizmin qe percillni per kombin shqiptar.Se dyti jeni ju qe po ngjallni shpresen tek shqiptaret dhe po ndryshoni mendimin se ky vend behet.Duke ju uruar fat per Ju,per familjen Tuaj,per Ambasadorin Lu dhe gjithe stafin e Ambasades Amerikane ,dua te shpreh mirenjohjen karshi vendit Tuaj fisnik qe ne 1920 qe na shpetuat nga shperberja ndersa sot po punoni per ta bere vendin tim parajsen e vogel te adriatikut.J'ua shperblefte Zoti me mbaresi dhe tu shkoj mbare dhe sahat jeta per gjithe juve qe po ndihmoni kombin tim dhe gjithe popullin fisnik amerikan,qe me taksat dhe djersen e atij populli ju ndihmoni popullin tim.Urime edhe per Ambasadoren e re dhe jeni te mirepritur Juve se bashku me Z.Lu por edhe gjithe stafi Juaj ,familjet Tuaja ,si vellai qe shkon tek vellai sa te jete kjo bote.Ju shoqerofshin Bekimet e Zotit.Flm o mik i mire.

    Përgjigju
  • FATMIR DERVISHAJ: 17/08/2018 23:03

    RESPEKE TE SINQERTA PER JU NJEREZIT E MIRE TE SH.B.A FALEMINDERIT PER PERKRAHJEN TUAJ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes