Paketa Anti-Shpifje, Rama: Humbësit politikë dhe kazanët mediatikë po iu tregtojnë shqiptarëve gënjeshtra dhe hile

Paketa Anti-Shpifje, Rama: Humbësit politikë dhe kazanët mediatikë po iu tregtojnë shqiptarëve gënjeshtra dhe hile

Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në Twitter për paketën Anti-shpifje, të propozuar dhe lançuar prej tij që pak ditë më parë. Rama shkruan se të gjithë duhet të imagjinojnë, qoftë edhe për një moment, sikur shpifja dhe gënjeshtra të ishte e lejuar për fëmijët dhe tju mësohej atyre si një mjet i nevojshëm. Rama thotë se shpifja, gënjeshtra, hiletë dhe sharjet po iu mësohen shqiptarëve dhe politika dhe media.

Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t'u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë.

Edi Rama, kryeministër

Paketa anti shpifje e inicuar nga kryeministri Rama nis me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si 'fantazma' pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Sipas idesë paraprake të Ramës, Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, e cila do të jetë e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje. 

Përpara se të sjellë në Kuvend ndryshimet ligjore për paketën Anti-Shpifje, Edi Rama e ka nisur punën me njerëzit e tij, ku në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë u prezantua nisma: “ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT”. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut