Paketa antishpifje, Veliu: Duhet ligj për portalet! Bregu-Dervishi: Rama në hall, nismën e bllokon BE

Kryeministri Rama deklaroi se shumë shpejt do të prezantojë paketën antishpifje, por sqaroi se nisma nuk do të futet në Kodin Penal. I ftuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, gazetari Muhamed Veliu e përkrah një nismë të tillë, pasi sipas tij, duhet të ketë një ligj për të gjitha portalet që publikojnë gjithçka pa doganë.

Është e paqartë nëse do të drejtohet drejt politikës, medias tradicionale apo elektronike. Para dy vitesh ministrja Harito propozoi një projektligj për komentet pa doganë në rrjetet sociale, por u krijua një zhurmë shumë e madhe. Unë jam pro paketës antishpifje, sepse jam një person që e kam vuajtur në kurriz shpifjen. Dy persona që kanë një portal janë përballur me mua nw gjykatw dhe prisja drejtësi nga një gjyqtar që quhet Ibrahim Hoxha, i cili tre muaj pasi dha vendimin kundër meje u arrestua për korrupsion. Duhet të ketë një ligj për portalet. Janë mbi një mijë portale që funksionojnë pa doganë.

Muhamed Veliu

Por, pedagogu Zylyftar Bregu thotë se nisma do të dështojë, pasi nuk do të pranohet nga BE dhe OSBE, ndërsa e cilësoi si shashkë të Ramës.

Shpifja dënohet në aspektin civil. Por a mundet që një pushet të rregullojë tjetrin, bota nuk e pranon. Zoti Rama e di që e ka të pamundur, nuk do e lerë BE, OSBE dhe presioni brenda. Kjo është e gabuar dhe e pamundur. Nuk mundet që ekzekutivi të rregullojë të gjitha pushtetet. Nuk mundet që qeveria të rregullojë punët e medias.  Paketa është gati se ishte para dy vitesh....

Zylyftar Bregu

Gazetari Artan Hoxha thotë se nuk mundet që ta bëjë qeveria paketën antishpifje. “Për mua nuk mundet që ta bëjë qeveria paketën antishpifje. Kjo është shashkë” tha ai. Për gazetarin Ferdinand Dervishi, Rama e ka ndërmarrë një nismë të tillë nga halli pas ngjarjeve të fundit.  

Berisha kur erdhi në pushtet e hoqi këtë shpifjen. Rama po e bën nga halli këtë, se po i duken se po fryhen gjëra që nuk janë dhe po e ndjen shumë goditjen e medias dhe opinionit. Nuk e di sa e drejtë është, por gazetarëve kur i futën një loje u takon që të jenë të sigurt.

Ferdinand Dervishi

Referuar rastit të Xhisiela Malokut, Rama u shpreh se ‘Paketa Antishpifje është e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm’. Për Bashën, propozim i Ramës është avaz i vjetër sa herë që kapet mat, ndërsa zgjidhja sipas tij është vettingu i politikanëve. Ndërsa Kryemadhi deklaroi se i pari që duhet të dënohet është Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë