Paketa Fiskale 2019/ Qeveria: Taksa mbi dividendin ulet me 7%, 6% TVSH për reklamat në TV

Paketa Fiskale 2019/ Qeveria: Taksa mbi dividendin ulet me 7%, 6% TVSH për reklamat në TV

Foto ilustruese

Dalin detaje të reja nga projektligjet në përbërje të draftit të Paketës Fiskale 2019, të përgatitura nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat, pas një konsultimi me grupet e interesit, do të miratohen në Këshillin e Ministrave, për të kaluar më pas në shqyrtimin e Kuvendit.  

Hollësitë kanë të bëjnë me argumentimin e ndryshimeve në ligjet përkatëse të sistemit fiskal në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe përcaktimin e niveleve të reja të taksave në disa drejtime të caktuara.

Sa i përket ndryshimit të lajmëruar tashmë në taksimin e fashës së pagave më të mëdha, drafti pohon se është menduar një ulje e ngarkesës fiskale vetëm për të punësuarit me të ardhura më të larta, duke e rritur fashën e të ardhurave që tatohen me normën 13%, nga 130.000 lekë/muaj, në 150.000 lekë/muaj. Atualisht, pagat mbi 130.000 deri në 150.000 lekë e më tej tatohen me normën 23%. Me këtë ndryshim, ulet barra tatimore për rreth 15.400 punëmarrës, që do të taksohen me 13% dhe jo 23%.

Paketa e re Fiskale propozon dhe uljen e TVSH në 10 për qind për transportin publik në ato automjete që kanë kapacitet mbi 10 persona dhe që përdorin motorrë elektrikë. Po kështu, hedh në diskutim një kërkesë të vjetër të shoqërive të radiove e televizionëve, duke parashikuar ulje në 6% për TVSH-në e furnizimit të shërbimit të reklamave në media audiovizive, nga 20 për qind që është aktualisht.

Paketa përfshin, nga ana tjetër, një rritje në nivelin e akcizës për duhanin për të arritur në kuotën e 6.000 lekëve për kg duhan, nga 4.400 lekë/kg që është aktualisht.

Sa u përket dividentëve, që deri tani taksohen si çdo e ardhur tjetër, me 15%, norma nga 1 janari 2019 do të ulet në 8%. Një propozim i mëparshëm për ta bërë këtë normë 10% është refuzuar, pasi do ta vendoste në të njejtin nivel që ishte edhe në kohën e qeverisë së mëparshme. Sipas relacionit të ministrisë që e ka përgatitur draftin, reduktimi i normës së dividendit prezantohet si masë që ul ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi apo shtimin e konsumit.

“Aktualisht norma e tatimit mbi dividendin prej 15%, duke u kombinuar me normën e tatimit mbi fitimin korporativ 15%, prodhon një ngarkesë fiskale prej 27.75% për investitorët. Ndryshimi i propozuar ul ngarkesën fiskale për investitorët në 21.8%, nivel ky i krahasueshëm me tatimin efektiv të pagave të larta”. Propozohet që kjo normë të aplikohet edhe për shpërndarjen e dividendëve që u përkasin fitimeve të viteve para se ky ndryshim të prodhojë efekte.

Sa i përket shmangies së evazionit fiskal, Paketa përfshin edhe një masë tjetër. Administrata tatimore ka vënë re rritje fiktive të shpenzimeve për dieta nga kompanitë. Në këtë kuadër është e rëndësishme që për efekt të legjislacionit fiskal, të zbriten vetëm ato shpenzime, të cilat kryhen për qëllime të biznesit, që synojnë sigurimin dhe ruajtjen e të ardhurave. Pra, përfshirja në shpenzimet e panjohura të shpenzimeve të kryera nga shoqëritë për dieta stafi, të cilat tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore, është masë që ndihmon në ruajtjen e bazës së tatueshme dhe është në koherencë me parimet e Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2019

Pagat

Rritet fasha e të ardhurave që tatohen me normën 13%, nga 130.000 lekë/muaj, në 150.000 lekë/muaj. Përfitojnë 15.400 punëmarrës, që do të taksohen me 13% dhe jo 23%

Reklama
Ulet në 6% për TVSH-ja e furnizimit të shërbimit të reklamave në media audiovizive, nga 20 për qind që është aktualisht

Të ardhurat që do të tatohen me 15%
Interesat dhe pagesat e ngjashme me to
Pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale
Pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit
Pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues
Pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikqyrëse që lidhen me to
Pagesat për qiratë
Pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre
Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë

Të ardhurat që do të tatohen me 8%
Dividendët
Ndarjet e fitimit

Akciza
Akciza për duhanin bëhet 6.000 lekë për kg, nga 4.400 lekë/kg që është aktualisht

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT