Paketa Fiskale/ Kromi dhe zhavorret bituminoze, Komisioni parlamentar kërkon ndryshime

Paketa Fiskale/ Kromi dhe zhavorret bituminoze, Komisioni parlamentar kërkon ndryshime

Masiv kromi

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka kërkuar ndryshimin e dy taksave të propozuara nga qeveria në kuadër të Paketës Fiskale që duhet të hyjnë në fuqi në vitin 2019. Taksa e parë ka të bëjë me akcizën e zhavorreve bituminoze, ndërsa e dyta për taksimin e kromit në eksport.

Akciza për zhavorret bituminoze u propozua të ishte 2 lekë/kg, por, pas kundërshtimeve të aktorëve të tregut dhe ndërhyrjeve të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ajo do të korrigjohet duke e përgjysmuar. Pra, ka zbritur në 1 lekë/kg. Megjithatë, sipas deputetëve, edhe në këto nivele kjo taksë penalizon këtë industri, duke kërkuar që ajo të vendoset në nivelet 0.3-0.4 lekë/kg.

Ndërkaq, sa i takon rentës së kromit në eksport, e cila parashikohet të shkojë nga 6%, në 9%, me qëllim që të nxitë shitjen e mineralit brenda vendit, duke hapur vende pune dhe shtuar të ardhurat e subjekteve dhe taksat ndaj shtetit, Komisioni ka kërkuar që rritja të mos jetë e menjëhershme, por graduale, me ritme nga 1 për qind për gjatë tre viteve në vazhdim, duke krijuar një mundësi për rritjen e parashikueshmërisë së politikave fiskale për biznesin dhe nxitjen e investimeve brenda vendit.

Këto propozime do të diskutohen edhe në mbledhjen e së premtes, ku parashikohet edhe votimi nen për nen i Projektbuxhetit të vitit 2019 dhe Paketës Fiskale që lidhet me të.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve