Pakti detar me Greqinë, Dule fajëson Ramën: Na mbajti peng 5 vjet, jemi të vonuar

Pakti detar me Greqinë, Dule fajëson Ramën: Na mbajti peng 5 vjet, jemi të vonuar

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, e ka cilësuar të drejtë marrëveshjen e Detit me Greqinë të bërë në vitin 2009. Duke folur nga Korça, Dule tha se shpreson që negociatat të konkludojnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.

Për kreun e PBDNJ, ndarja e detit duhet të bëhet sipas Konventës respektive të Kombeve të Bashkuara, e cila parashikon çdo aspekt të procesit dhe është ratifikuar nga të dyja vendet. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009, Dule thotë se e drejta ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit, përfshirë edhe Kushtetutën.

“Greqia dhe Shqipëria janë të vonuara në arritjen e marrëveshjes”

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Më tej, kreu i PBDNJ akuzoi kryeministrin Rama se për 5 vite ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa pas në marrëdhëniet me fqinjët tanë, të cilët kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Evropës Juglindore"

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 26/03/2018 12:36

    Nuk ka me te keq se. Nje shqiptar I konvertuar ne grek si ky qirje dule vangjelis

    Përgjigju
  • Besua nga Vlora: 26/03/2018 12:19

    o Vangjel..po Greqia boll troje na ka marr plot,te na e marri edhe pak det thua ti...nejse ti si grek punon per vendin tend...je ne te drejten tende..

    Përgjigju
  • Njetri: 24/03/2018 15:51

    Ik more ti kush te voten ty del flet dhe ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh