Pamje mahnitëse! Nis fushata për mbrojtjen e Lurës, Report Tv zbulon të vërtetën e fotove 'nudo'

Pamje mahnitëse! Nis fushata për mbrojtjen e Lurës, Report Tv zbulon të vërtetën e fotove 'nudo'

Lura

E fshehur në një pjesëz të Dibrës dhe në mbi 2000 metra lartësi, Lura është padyshim një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë. Me shtatë liqene përrallorë dhe mahnitës, që tërheqin vëmendje brenda dhe jashtë vendit, me një park të mrekullueshëm dhe me malet e jashtëzakonshme, Lura është një mrekulli natyrore, që fatkeqësisht pas rënies së komunizmit është lënë në harresë.

Aty është bërë një masakër me prerjen e pemëve dhe pikërisht për këtë ka nisur në rrjetet sociale një fushatë për të mbrojtur këtë vlerë të shtuar të vendit tonë. Fotot e publikuar në rrjet pasqyrojnë këtë copëz mrekullie, ndonëse kanë shkaktuar shumë debat, pasi një pjesë e kanë interpretuar si fushatë nudo.

Report Tv shkoi përtej kësaj, duke kontaktuar një prej personave të angazhuar në këtë fushatë, Ened Maton, i cili sqaroi se vajzat në foto nuk janë nudo dhe nuk është aspak ky qëllimi i nismës. Sipas tij, gjithçka ka për qëllim solidarizimin me Lurën, me këtë pjesën të mrekullueshme natyrore, që po shkatërrohet nga njeriu.  

Me tanga është, nuk është lakuriq. Ka qenë një koncept i joni për solidarizim me Lurën.

Ened Mato

Ora 16:11
FOTO/ Nis fushata për mbrojtjen e Lurës, Report Tv zbulon të vërtetën e fotove 'nudo'
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

    Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd