Pamjet e filmuara me dron, tregojnë se si çarja e tokës po e ndan Afrikën në dysh/VD

Pamjet e filmuara me dron, tregojnë se si çarja e tokës po e ndan Afrikën në dysh/VD

Pamjet me dron të çarjes së tokës në Afrikë

Pamjet e filmuara tregojnë se si është çarë toka, që po kërcënon të ndajë Afrikën në dysh. Kjo çarje ka arritur pothuajse në dhjetëra kilometra, kurse thellësia e kësaj çarje arrin në 15 metra thellësi dhe 20 metra gjerësi. Si pasojë e çarjes janë shkaktuar aktivitete sizmologjike në Kenia, duke bërë që rruga që lidh Nairobin me Narokun në pjesën jugperëndimore të shkatërrohet.


(Hipotezat për ndarjen e kontinentit Afrikan)

Pamjet me dron të filmuara shfaqin vetura dhe qytetarë duke lëvizur afër vendit ku është çarë toka, ndërkaq ekspertët kanë parashikuar që kjo çarje do të vazhdojë të rritet me kalimin e viteve, duke arritur deri në oqean. 

Pllakat tektonike mund të shkaktojnë lëkundjen dhe rrëshqitjen e tokës, siç ka ndodhur në Rift Valley të pjesës lindore të Afrikës. 


(Hipotezat për ndarjen e kontinentit Afrikan)

(Çarjet e tokës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje