POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pamjet primitive nga Bularati

Ekstremistët duke shpalosur flamurin grek në Bularat

Janë mbërthyer të gjithë në Bularat. Sidomos mediat dhe një pjesë e opinionit grek. Edhe politikanë. Në kohët kur qytetërimi kërkon të zbusë kufijtë, disa grekë, çuditshëm pasardhës të Aristotelit e të Sokratit, mbërthehen fort pas një pëlhure me viza të bardha e blu, pas një personazhi që në rininë e jetës së tij u vra pas një përleshje me forcat e rendit. Me veshje ushtarake edhe përcjella e viktimës për në banesën e fundit.

A është Kostandinos Kacifas simbol i diçkaje pozitive? I një kauze të fisme për popullin grek apo minoritetin? A simbolizon Kacifas, veç humbjes së jetës së tij të re në mënyrë tragjike, ndonjë veprim të mirë frymëzues për të rinj e të moshuar? A është ai simbol i një jete, i një qytetërimi që kapërcen nacionalizmin e sëmurë, ekstremin, dhunën, ndasinë, përkatësinë, racizmin?

Këto mund t'i peshojnë mirë brenda tyre grekë të mirë apo shqiptarë të mirë e të vendosin vetë nga cila anë ta rëndojnë peshoren. Mua, këto pamje, me gjithë normalitetin, rendin dhe qetësinë, më sjellin para syve pamje të tjera nacionaliste në kohë e në hapsirë nëpër Ballkan. E sidomos fytyrat e vrerosura të një pjese politike që me deklaratat e tyre në dukje të përmbajtura, kërkojnë të nxjerrin në sipërfaqe të njerëzve në ato anë, mbetje urrejtjesh që u lanë në harresat e viteve.

Për fat, ndjenja të tilla, pamje zemrash e fytyrash të ngurtësuara, besoj se do të mbeten periferike, të izoluara në Bularatin e bukur, që pas kësaj ngjarjeje, do të kthehet të merret me jetën e tij të përditshme.

d.ba.
Komento

Komente

  • rrema: 09/11/2018 18:45

    KJO NDODH NE VENDE KUR NUK KA SHTET..... PO PARLAMENTI EUROPIAN KU ESHTE... Ah ENVER te ishe gjalle Te gjith ne varr do i fusje Keshtu te gjalle Se sa rrojte Ua q*ve temat Ketyre kopileve

    Përgjigju
  • Aristoteli: 08/11/2018 19:35

    E drejte!!! Pervec loteve te asaj nene, gjithcka tjeter eshte fallco!!!

    Përgjigju