Panairi i librit, ja disa nga shkrimtarët e rinj që sfidojnë paragjykimet

Fundjavën që sapo kaloi kryeqyteti gëloi nga moria e njerëzve të cilët vërshuan në edicionin e 21 të Panairit Tirana 2018. Një event që bën bashkë dhjetra shtëpi botuese të cilat sjellin botimet e tyre më të reja apo më të mira për lexuesin shqiptar. Dhe ashtu si çdo vit, vëmendja u fokusua tek emrat e mëdhenj të letërsisë botërore apo shkrimtarët më në zë shqiptarë. Por veç stendave që gëluan nga projektorët, kamerat apo dhe fansat që mezi prisnin librin me autografë, dhjetra shkrimtarë të rinj shqiptarë tentuan të afrohen me lexuesin, disa prej tyre madje edhe për herë të parë. Silda Anagnosti njihet si një zë aktiv në luftën për të drejtat e grave, zgjedhjet e kaluara parlamentare madje e pamë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputete të Tiranës. Por në këtë panair, Silda, nënë e 3 fëmijëve erdhi me një libër me poezi, të titulluar 3 sekonda para fundit, për të cilën ajo është nxitur fort nga vajza e saj e madhe.

“3 sekonda para fundit” është një libër me poezi që i kam shkruar gjatë këtyre viteve të fundit. Personi që më shtyu që ta botoja librin, është vajza ime e madhe Katerina. Ajo gjatë këtyre 2 viteve më është lututr përditë , ndaj është falë saj botimi i këtij libri. Janë poezi të cilat unë i kam shijuar shumë kur i kam shkruar dhe shpresoj që ti shijojnë po aq shumë edhe lexuesit. Titulli lidhet me përkushtimin tim ndaj grave dhe luftës kundër dhunës në familje. Kam një kapitull në këtë libër i cili i kushtohet pikërisht këtyre çështjeve. Në “3 sekonda para fundit” jam përpjekur të imagjinoj se çfarë mendon një grua e dhunuar përpara se jeta e saj të marrë fund.

Silda Anagnosti Çepe, poete

Po me poezi, erdhi në këtë panair edhe gazetari i ri Andrea Danglli, I cili ka vendosur të sfidojë veten edhe në letërsi duke iu qasur publikut, kësaj here jo me shkrimet e tij por me librin e tij të parë “Para se të them të dua”.  Bëhet fjalë për një përmbledhje me poezi tëndarë në 3 cikle me nga 22 poezi secili.

Cikli i parë quhet “Skaj jete” ku përmblidhen të gjitha gjërat e jetës. Është një bilanc i jetës sime. Mund të konsiderohet edhe njëformë ditari ku unë kam përzgjedhur të shkruaj me vargje jetën time. Cikli i dytë quhet “Dhimbjet flenë në errësirë” ku i dedikohet dhimbjes dhe ngjarjeve që më kanë prekur si nga ana e aktualitetit apo edhe jetës personale. Cikli i tretë është “ Dashuri si në epokën e letrave”  që i dedikohet i gjithi dashurisë.

Andrea Danglli, gazetar

Danglli, edhe pse vetë i ri në moshë, beson se ka shumë gjërapër të thënë përpara se ti shprehësh dashurinë dikujt, e ky është një mesazh që do tja përçojë brezave edhe më të rinj, sepse pavarësisht zhvillimit marramendës të teknologjisë, ai beson ende tek dashuria si në kohën e letrave, për të cilët kanë shkruar shkrimtarët më të mëdhenj klasikë.

Mjaft I ri në moshë është edhe Liridon Mulaj, e megjithatë në këtë panair ai vjen me librin e tij të dytë me një titull mjaft intrigues “Kërkohet një vrasës”, një novelë që është ndërtuar në stilin e rrëfimit dhe frymëzuar në një histori të vërtetë.

Personazhi po kërkon një vrasës që në fund rezulton të jetë mbase shpëtimtari i saj, dhe kjo të jetë shpëtimtarja e atij. Është një novelë e ndërthurur në mënyrë tepër të erret deri diku. Është një femër që i kanë vdekur të dy fëmijët e saj, që është në kërkim të ekzistencës dhe arsyes për të jetuar.

Liridon Mulaj, shkrimtar

Flogerta Krypi shkruan gjithashtu prej vitesh, megjithëse njihet më shumë për poezitë e saj. Shumëkush mund ta mbajë mend mbase edhe për kurajon e saj për ti thënë gjërat hapur epublikisht, pasi në maj të 2 viteve më parë, denoncoi teatrin e politikës shqiptare përballë ish ambassadores së BE-së, Romana Vlahutin. E në fakt novela e saj “Gjithçka rreth asgjëse” është pikërisht një pasqyrim I realitetit shtypës e tëdhimbshëm, ndërsa vetë ajo kërkon të kuptojë nëse është sistemi që na krijon ne apo jemi ne që krijojmë sistemin.

Për mua ka qenë pak e vështirë të shkruaj novella, sepse unë në përgjithësei shkruaj gjatë , por pata dëshirë të provoj një zhanër të ri duke qenë se jam fanse e novelave të Stefan Cvajg. Unë gjthmonë kam në kokë titullin dhe në bazë të tij ndërtoj historinë. Është i gjithë pasqyrim i realitetit, sin a shtyp neve shoqëria, ndërkohë që ne nuk kemi mundësi të dalim nga vetja. Ëshët sistemi që na krijon neve, apo jemi ne që e krijojmë sistemin. Si ka mundësi që jemi kaq të dobët përballë sistemit, kur sistemi është krijuar nga një mendje njerëzore.  

Flogerta Krypi, shkrimtare

Ky panair ishte padyshim një mundësi e mirë për të gjithë shkrimtarët e rinj për të promovuar botimet e tyre tek lexuesi shqiptar, por shumë prej tyre ndjehen ende të paragjykuar dhe vënë theksin tek mungesa e mbështetjes.

Mendoj se duhet ti jepet një mbështetje shkrimtarëve të rinj shqiptarë, sepse po kalojnë shumë vite dhe dekada me fjalinë që nuk ekziston një letërsi e re shqiptare dhe nuk kemi sepse paragjykohemi ngaqë jemi të rinj. Ndoshta duhet të fillojmë të duam kombin tonë dhe njerëzit tonë përpara se të dalim jashtë

Flogerta Krypi, shkrimtare

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027