Panairi i Librit 'pajton’ Ridvan Boden me ish-kundershtarin politik, Namik Dokle (Foto)

Panairi i Librit 'pajton’ Ridvan Boden me ish-kundershtarin politik, Namik Dokle (Foto)

Namik Dokle, ish-deputet i Partisë Socialiste

Panairi i Librit që u çel të enjten në kryeqytet, ka bërë bashkë përveç qytetarëve të shumtë në numër edhe deputetë e ish-deputetë të Kuvendit. Brenda Pallatit të Kongreseve, një nga tendat që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ajo e ish-deputetit socialist Namik Dokle.

Dokle teksa promovonte librin e tij ”Ditët e Lakuriqëve të Natës”, është fotografuar në praninë e ish-kolegëve të tij socialistë por edhe duke shtrënguar duart me ish-kundërshtarin e dikurshëm politik, deputetin demokrat e ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Sikurse shihet nga fotografitë e publikuara nga vet Namik Dokle, bota e librit duket se nuk njeh ndasi bindjesh politike!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale