Panik në Kuçovë, burri kërcënon të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë, zbret pas negociatave me Policinë (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në qytetin e Kuçovës një person i identifikuar si Andon Ziu ka hipur në një shtyllë dhe kërcënonte se do të hidhej.  Paraprakisht mësohet se këtë veprim e ka ndërmarrë pasi pretendon të jetë gjobitur pa të drejtë për një ndërtim pa leje.

Foto nga vendi i ngjarjes

Informacion Paraprak

Rreth orës 10.30 Policia ka marrë njoftim se shtetasi A.Z, banuese në Tapi Kuçovë, ka hipur në një shtyllë elektrike dhe kërcënon se do hidhet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses.

Punonjësit e Policisë po negociojnë me shtetasin A. Z, me qëllim zbritjen e tij, por ende nuk është arritur që shtetasi të bindet dhe të zbresë.

Shtetasi i lartëpermendur pretendon se ka marrë një gjobë padrejtësisht për një ndërtim pa leje.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona