Paniku në Radhimë, në banesën e agresorit mbi 20 gëzhoja, familja: Policia bëri terror

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Radhimës ku efektivë të policisë rrethuan zonën për arrestimin e Gaqo Gjinit, sërish sot oficerë të policisë kanë shkuar për rikëqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas burimeve nga dhe grupi hetimor në vendngjarje janë gjetur mbi 20 gëzhoja të cilat mendohet se i përkasin kalibrave të ndryshme. Sipas burimeve nga grupi hetimor gëzhojat e gjetura do të kalojnë laboratorin e balistikës për të dalë në përfundimin se sa armë kanë qëlluar në drejtim të banesës.

Sipas komunikimit zyrtar, policia e Vlorës bën me dije se 38 vjeçari ka qenë i armatosur me mjet prerës thikë. Në momentin e arrestimit bën me dije zyrtarisht policia e Vlorës Gaqo Gjini ka tentuar të godasë një efektiv dhe ky i fundit e ka plagosur atë në këmbë. Ndërkohë nga familja hidhet poshtë pretendimi i policisë të cilët sot jashtë kamerave kanë treguar se policia beri terror.

Sipas familjarëve  38 vjecari ka qenë në banesë dhe forca të shumta policie kane qëlluar me armë pa fund rreth banesës çka kanë terrorizuar familjarët të cilët ndodheshin aty. Kamera e Report Tv ka fokusuar sot pamjet nga afër ku ndodhi ngjarja. Rreth 20 gëzhoja kane qenë mbi tarracë e banesës, ndërkohë që një gëzhojë është gjetur në afërsi të portës ku mendohet se i përkiste oficerit të policisë që qëlloi në këmbë 38 vjeçarin. Policia po punon per  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 20/07/2018 16:20

    Mos mbroni kriminelin,gezhojat flasin vet kush beri terror!Bravo policia pa meshire ndaj krimineleve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë