Panucci bën prapakthehu në Kombëtare, rikthen në ekipin kombëtar Ansi Agollin

Panucci bën prapakthehu në Kombëtare, rikthen në ekipin kombëtar Ansi Agollin

Ansi Agolli

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, deklaroi pak javë më parë se një nga gabimet e tij në karrierë si lojtar, ishte që la Realin e Madridit për Interin. Por, me sa duket, jeta vazhdon t’i japë leksione të hidhura italianit edhe tani që është trajner.

Në fillim të këtij viti, para ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që u humb në “Elbasan Arena”, trajneri i Kombëtares la jashtë skuadrës kapitenin Ansi Agolli, me pretendimin se “do të ishte 38 vjeç kur të niste Europiani i ardhshëm”.

Panucci zgjodhi si kriter moshën, por ndërkohë Agolli ka vijuar të bëjë paraqitje me ekipin e tij Qarabag, duke fituar titullin kampion në Azerbajxhan, madje ishte titullar në ndeshjen përballë Kukësit në Shkodër.

Por Christian Panucci bën prapakthehu. Burime të sigurta për 'Report Tv' pranë FSHF-së dhe stafit të Kombëtares bëjnë me dije se Panucci ka ndërmend të rikthejë mbrojtësin e majtë në Kombëtare, ndikuar kjo edhe për faktin se trajneri nuk po gjen një zëvendësues ideal.

Panucci është vënë nën presion të madh pas paraqitjeve të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit. Më shumë sesa humbjet, Shqipëria ka zhgënjyer me lojë. 

Pikërisht për këtë motiv, por edhe prej një klime të acaruar brenda skuadrës, Panucci ka vendosur të rikthejë Agollin në ekip dhe nuk është çudi që ish-kapiteni të rikthehet në fushë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Izraelit më 7 shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër