Panucci: Fituam edhe pse morali i lojtarëve ishte i dobët, me Dukën fola përpara ndeshjes...

Panucci: Fituam edhe pse morali i lojtarëve ishte i dobët, me Dukën fola përpara ndeshjes...

Trajneri i kombëtares Christian Panucci

"Ka qenë një 2018 e vuajtur, sepse në ndeshje unë vuaj shumë". Kështu u shpreh trajneri italian i kombëtares, Christian Panucci, pas fitores ndaj Uellsit në miqësoren e luajtur në "Elbasan Arena". Panucci tha se ekipi rekuperoi problemet e ndeshjes së kaluar kundër Skocisë, ndërsa shtoi se edhe ndryshimet e bëra prej tij, dhanë frytet e duhura, edhe pse moralisht ekipi ka qenë shumë poshtë. 

Edhe pse erdhëm pas një humbje pas tre ditësh, djemtë bënë një ndeshje të bukur dhe arritëm të fitonim. Edhe pse morali ishte i dobët. Por djemtë treguan se në këtë ndeshje reaguan. 

Christian Panucci, trajner i kombëtares

Biseda me Dukën?
Unë e takova pak minuta para ndeshjes. E falenderoj për gjërat që më ka thënë. Janë gjëra private por e falenderoj nga zemra. 

Nuk provuat lojtarë të rinj në këtë ndeshje...
Sepse do të doja të dija që skuadra ishte gati. Ditën të luajnë, treguan guxim. 

Në fund të ndeshjet vrapuat në fushë dhe takuat lojtarët një nga një...Diçka domethënëse?
Jo. Hyra në fushë për të takuar arbitrat dhe nuk i kam takuar të gjithë lojtarët një për një...

Sot i bëtë ndryshimet pas asaj që ndodhi në Shkodër?
Po, derisa ndryshova, ndryshova taktikë. Duuhet t'i japim kurajo skuadrës për të gjetur ekuilibrin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 21/11/2018 16:06

    Panuci si lojtar eshte njw emer shume i madh , por si trainer nuk ka eksperiencen e duhur dhe sidomos per nje ekip kombetar sic eshte dhe Shqiperia . Gabimi eshte i Dukes qe e thirri dhe tani Oanuci si njeri me karajter vuan shpirterisht nga dusfatat e njepasnjeshme te ekipit . Rinovimi i ekipit behet gradualisht dhe per te orovuar te rinjte sherbejne miqesioret dhe jo takimet zyrtare te kombetares . Te shoresijme por une do usha per nje teainer shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit

'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit