Panuçi gjeti shesh bëri përshesh, tani ta mbajmë peshqesh

Panuçi gjeti shesh bëri përshesh, tani ta mbajmë peshqesh

Presidenti Duka dhe trajneri Panuçi

Ka ardhur një moment ku kombëtarja e futbollit përveç elementëve patriotik nuk të dhuron asnjë emocion garues.

Madje nëse s’do të kishim gjak shqiptari me bindje do zgjidhnim të shihnim ndonjë telenovelë apo kukulla kartoni.

Sot (dje) luajtën dy skuadra shqiptare, me flamuj të ndryshëm, me simbole të ndryshme por me emocione dhe zemër të njëjtë.

Përtej ndjeshmërisë, le të hidhemi tek një analizë me e ftohte tek ajo çka ndodhi…

Nga minuta e parë deri në fërshëllimën e fundit shikuam një skuadër që nuk e vuri për asnjë moment në rrezik portën e mbrojtuar nga portieri Samir Ujkani, ç’ka të jeptë një shije të hidhur teksa shihje ata lojtarë që ecnin në fushën lojës.

Kemi të bëjmë me një trajner të zgjedhur nga Armando Duka i cili mori një periudhë të gjatë për ta menduar se kë do të emëronte, a thua se do na sillte ndonjë magjestar dhe jo një trajner futbolli që po del skarco që në ndeshjet e para.

Kristian Panuçi deri më tani nuk ka asnjë ide të qartë se çdo të bëjë me atë skuadër, nuk ka asnjë skemë të qartë se si të vendosë skuadrën në fushën e lojës, ku edhe pse i ka provuar disa prej tyre të gjitha i kanë dal skandaloze.

Kjo u vërtetua qartë, por dhe në sfidat e tjera ku kemi parë një Kombëtare që nuk të ngjall asnjë emocion për ta ndjekur me lojën e shthurur dhe pa ide që ka aplikuar.

Është një trajner që gjeti shesh kur erdhi dhe tani ka  bërë çdo gjë përshesh dhe jemi të detyruar ta mbajmë peshqesh nga Armando Duka i cili është një president që nuk e sheh Kombëtaren me emocion  por e sheh si biznes dhe për të shëtitur nëpër Europë.

Kjo Kombetare që sa vjen edhe lodhet më shumë është një dëshmi shumë e qarte e një futbolli dhe një drejtuesi të lodhur i cili i shikon lojtarët si “skedina” dhe portën e topit si një thes për të gjeneruar para. E trishtë është të shohësh se si ndjenja kombetare kuqezi, shitet dhe perdoret për interesa personale dhe meskine.

Tifozët dhe sportdashësit duhet të ngrihen kundra ketij tumori që ka prekur futbollin shqiptar dhe ne vete jemi dëshmitar se si po vdes dita ditës.

Është një president që po mëson dhe Instagramin dhe më shumë i fokusuar është të hedh foto dhe video nga stadiumet ku ndjek ndeshjet sesa të shoh Kombëtaren.

Prandaj, herë tjetër nëse keni këtë gjendje ju lutem na paralajmëroni që të kursejmë kohën dhe të bëjmë ndonjë gjë më produktive.

Mos të shohim një ekip qokash që të bën për të qeshur!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 31/05/2018 16:33

    Shume shpejt per te nxjerr konkluzione te tilla. Panucci eshte ende duke testuar te rinj ne miqesore, por duhet pare dhe performanca e lojtareve qe kane luajtur me pare me Shqiperine. Shumica e tyre ngrohin stolat ne ekipet ku luajne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’