Papa Françesku së shpejti viziton Abu Dabin

Papa Françesku së shpejti viziton Abu Dabin

Papa Francesku

Papa Françesku do të vizitojë Abu Dabin më 3 dhe 5 shkurt për të marrë pjesë në një takim ndërfetar për vëllazërinë njerëzore, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit.

”Ati i Shenjtë i përgjigjet edhe një ftese të princit të kurorës të Abu Dabit, Mohammed ben Zayed Al-Nahyane dhe Kishës Katolike të Emirateve të Bashkuara Arabe”, sqaroi Vatikani.

Vizita do të zhvillohet menjëherë pas vizitës së tij në Panama për Ditët Botërore të Rinisë, nga 22 deri më 28 janar, dhe pak përpara vizitës në Marok, të planifikuar për 30 dhe 31 mars.

Për pjesën tjetër të vitit 2019, ai synon të udhëtojë në Japoni gjatë muajit shtator dhe ka planifikuar gjithashtu një udhëtim në Madagaskar./ ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë