POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Papunësia në shifra të nivelit më të ulët në Eurozonë

Foto ilustruese

Papunësia në Eurozonë bëhet e ditur se ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.

Sipas agjencisë për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%.

Mirëpo shifra e papunësisë është më e ulëta qysh në nëntor të vitit 2008, pasi e gjithë kjo ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.

Gjithashtu papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi.

Eurostat bënë të ditur se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik dhe se 82,000 më pak se muajin paraprak.

a.de.
Komento