Ishte caktuar të bëhej pallat, Veliaj inspekton shkollën ‘Kosova’: U prish në mënyrë të paprecedentë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar shkollën 9-vjeçare “Kosova”, e cila ishte përcaktuar të bëhej pallat.

Veliaj u shpreh i emocionuar se shkolla e rindërtuar do të çelë dyert në shtator, me kapacitet të shtuar dhe me të gjitha hapësirat e nevojshme për të qenë shkolla model në vend. Ai theksoi se kjo është shkolla e katërt e re që i shtohet Tiranës, pas shkollës “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” në Njësinë 8 dhe “Ardian Klosi” në Njësinë 4, të cilat pritën nxënësit shtatorin e kaluar.

 Sapo mbaruam inspektimin përfundimtar të asaj që unë besoj se është shkolla më e bukur në Shqipëri, shkolla “Kosova”. Jam i emocionuar sepse ka qenë shkolla ime, porse është edhe shkolla e katërt që ndërtojmë në Tiranë, ende pa hyrë në vitin tonë të katërt në bashki, çka s’ka të krahasuar me mandatin para nesh kur nuk u ndërtua asnjë shkollë e re në Tiranë. Ajo që më gëzon më shumë është fakti se pas shkollës së katërt, popërfundojmë edhe shkollën “Servete Maçi” e do të nisim 17 të tjera me projektin tonë të shkollave me partneritet publik-privat, të cilat do të zhdukin një herë e mirë mësimin me dy turne.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

 Por gjithashtu, Veliaj nuk harroi pa përmendur faktin se shkolla “Kosova” i rikthehet sot nxënësve, por pak vite më parë ishte parashikuar të bëhej pallat.

Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të paprecedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë llafet e gam-gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund. Projektet tregojnë se për çfarë parimesh qëndrojmë; nëse qëndrojmë për një qytet ku s’u ndërtua një shkollë, një kopsht e një çerdhe, apo nëse qëndrojmë për një qytet që do të trashëgojë nga kjo administratë një “pajë” të paprecedentë në infrastrukturën arsimore.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Gjithashtu, kreu i bashkisë theksoi se standardi dhe cilësia e punimeve që janë realizuar në këtë shkollë janë një garanci më shumë se edhe godina e re e Teatrit të ri Kombëtar, do jetë një godinë moderne dhe që do të pëlqehet nga të gjithë.

Nëse dikush do të na bashkohet për ditën e parë të shkollës dhe është skeptik se çfarë do të ndodhë me teatrin e ri, mjafton të krahasojë shkollën e vjetër “Kosova” me shkollën e re “Kosova”, për të hapur vizionin e tyre se çfarë potenciali ka, që në vend të një teatri të vjetër, të rrënuar, të kemi një teatër të ri. Besoj për të gjithë ata që kanë prekur me dorë dhe kanë parë punët në Tiranë, nuk mund të thonë dot mos ma prek atë, mos ma prek këtë. Gjërat ndryshojnë kur i prek me dorë, kur vë dorë, nuk ndryshojnë duke ruajtur karakatina të cilat s’kanë asnjë vlerë dhe gjithnjë e më shumë po e largojnë publikun nga institucionet, qofshin këto arsimore apo kulturore.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Shkolla 9-të vjeçare “Kosova” është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit.

Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomo: 28/08/2018 14:10

    Rrofsh lali Eri. Shif pak edhe ate megapallatin te liqeni,se the sa te jesh ti ne bashki, s'do behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë