POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Paradokset e një seminari”, Luan Rama: BE në krizë lidershipi, rajoni ynë problematik me sigurinë dhe krimin

Luan Rama gjatë vizitës së tij në Londër

“Paradokset e një seminari,” kështu e përshkruan deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama seminarin që është organizuar nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar në Londër për Ballkanin Perëndimor.

Rama thotë se BE sot është në krizë lidershipi, ndërsa vendet e rajonit janë problematike përsa i përket sigurisë, krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.

Statusi i plotë

 “Paradokset” e një seminari!...

Në seminarin për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dhe që po zhvillohet në Londër, ku marrin pjesë deputetë nga parlamentet e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, dhe natyrisht, edhe të Parlamentit Britanik, duke e marrë fjalën në një nga seancat, theksova dy paradokse:

Paradoksi i parë: të gjithë delegacionet e vendeve të Ballkanit Perendimor, flasin për anëtarësimin në Bashkimin Europian si ëndrrën e tyre të madhe e të pa realizuar, ndërkohë që e bëjnë këtë në Londër, në parlamentin e një vendi që ka vendosur të dalë nga BE dhe është në atë që njihet si procesi BREXIT!
Paradoksi i dytë: nga vendet e Ballkanit Perendimor, në seminar marrin pjesë katër vende anëtare të NATO-s; Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, e ndërkaq, rajoni vazhdon të jetë problematik për sigurinë, për krimin e organizuar, për trafiqet dhe korrupsionin!
Retorikë! Dhe BE nga ana tjetër në krizë lidershipi, që me Procesin e Berlinit krijoi një “ishull shprese”, ku janë ankoruar përkohësisht vendet e Ballkanit Perëndimor!

f.g.
Komento