Paralajmërimi i 'fortë' i Ndokës për kryeministrin: Largohu me vapën e gushtit, në shtator erë e fortë opozitare

Paralajmërimi i 'fortë' i Ndokës për kryeministrin: Largohu me vapën e gushtit, në shtator erë e fortë opozitare

Nard Ndoka dhe kryeministri Edi Rama

Deputeti i PD, Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetin social, "Facebook" ka hedhur akuza dhe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se në shtator do të ketë një aksion të fortë opozitar.Teksa e ka etiketuar me termin "dordolec", Ndoka i ka kërkuar kryeministrit që të largohet sa më shpejt. Ndoka nga ana tjetër ka akuzuar kryeministrin, duke u shprehur se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend. 

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?! Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët. Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve. Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon. E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor! Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.
Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Nard Ndoka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doli: 21/08/2018 20:39

    Perseri pyka ka..t,o ko.e nuk ta var njeri ty o idjot.

    Përgjigju
  • Gjergji: 21/08/2018 19:06

    Kur arrin edhe Nard Ndoka kokrra e injorantit me ba politike. Pika qe ste bie Kulmi!!!!

    Përgjigju
  • Highlanderi: 21/08/2018 18:58

    I madhi te medhenjve. Krytari budallenjve Nard Noka, sivllau i magjarit... Ky eshte e ardhmje jone, e ardhmje e Shqiperise, figure historike qe do mbahet mend gjate... sa rralle vijne figura te tilla...edhe kafshet e pyllit e kane zili.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 21/08/2018 18:57

    O nard noka o vesh gjat kur të jep dhe ti ultimatume është kulmi o vesh gjat me 8 vjeçare e pa shkoll të mesme e me universitet . Mjer shqipria me politikan si ty more idjoti ler .

    Përgjigju
  • Demokrati: 21/08/2018 18:00

    Me kerici qe nuk u rrit ne politike dhe te behej gomar eshte Nart Ndoka .po ku ka mend ky qe te jape keshilla .Por thote ndonje fjale dhe te duket kushedi se kush eshte .Ai s ka anje fare pjekuri politike por shkon sa andej kendej vetem qe te mare rrogen e deputetit .Mos u merni me llafet e nje budallai .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut