POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Paralajmërimi i Tatimeve: Bizneset të paguajnë tatimin mbi dividentët, pas 20 gushtit...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, u ka kujtuar sot të gjithë tatimpaguesve, shoqërive tregtare dhe personave juridikë, se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit.

Në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, nis vendosja e gjobave, siç sqaron Drejtoria.

"Zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar që parashikojnë: penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer",- thuhet në njogftim

ma.nd.
Komento