'Kush do të bëjë të fortin, Policia do t’i 'nxijë' jetën!', Xhafaj: Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim

'Kush do të bëjë të fortin, Policia do t’i 'nxijë' jetën!', Xhafaj: Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me anë të një statusi në Twitter ka paralajmëruar se shumë shpejt do të prezantojë paketën antikrim, e cila do të jetë me masa më të ashpra.

Në statusin e tij, Xhafaj shkruan se kush do të guxojë të bëjë "të fortin” përballë shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën.

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve! Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën! “Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Më tej, Xhafaj risolli edhe njëherë në operacionin policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve”, falë të cilit në rreth 30 ditë u arrestuan mbi 300 persona.

Për të njëjtin operacion ka folur sot edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sqaroi se mes 328 personave të arrestuar, 160 kishin  precedentë, 154 ishin në kërkim kombëtar, 14 ndërkombëtar, ndërsa u sekuestruan 43 armë zjarri, automjete dhe një sasi e konsiderueshme parash. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 25/10/2018 11:29

    I shpalli lufte kanabisit dhe e zhduku. Ktij i flet puna jo llafet

    Përgjigju
  • Teli: 25/10/2018 11:11

    Vallaj ky eshte nga te vetmit qe ka folur me rezultate konkrete si minister i brendshem

    Përgjigju
  • Sheri A: 25/10/2018 11:10

    Forca e ligjit eshte realisht gjeja me e mire qe ka bere kjo ministri per te zhdukur krimin.

    Përgjigju
  • 2018: 24/10/2018 00:47

    Brravo Xhafa edukoje kyt popull njerzit e ndershem jan me ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish