Parashikimi i Paskal Milos në '45 minuta': Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja e detit me Greqinë

TIRANË- Në emisionin e sotëm ''45 minuta'', i ftuar ka qënë historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, gazetari Denis Minga se kur do ta kemi nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë, Milo u shpreh se me shumë gjasa një gjë e tillë do të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare në vendin fqinj.

Mund të shtyhet pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, e kam të vështirë ta mendoj që do ta parqesin marrëveshjen si arritje politike. Tsipras mund të dojë por rrethanat nuk na e lejojnë.

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm

Shqipëria dhe Greqia kanë patur disa raunde bisedimesh për shumë nga çështjet kryesore që i ndajnë dy vendet. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat Tsipras dhe Rama. Vetë dy ministrat kanë zhvilluar takime të shumta në Korçë dhe në Selanik. Takimi i fundit me ministrin shqiptar Ditmir Bushati nuk pati rezultatet, kjo pasi Kotzias vuri kusht që në tryezën e bisedimeve të mos përmendej termi Çamëri. 

Lidhur me çështjen e shumëdiskutuar të kohëve të fudnit, atë të mbylljes së lojrave të fatit në vend pas 1 janarit të 2019, ish-politikani u shpreh se ai ishte pro një nisme të tillë duke “sfiduar” disi edhe kryeministrin Rama lidhur me miratimin e ligjit në parlament.

Do ta shohim tani timon e tepsinë e ka vetë, të shohim. Sfidë e tij, basti i tij.

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm

INTERVISTA E PLOTË:

A do të ndikojë dorëheqja e Kotzias në marrëveshjen për detin me Greqinë?

Qeveria greke ka pësuar një goditje, por jo çdo gjë varet nga ministri i Punëve të Jashtme. Nuk mund të themi që është tronditur mbarëvajtja e qeverisë greke në fushën e qeverisë së jashtme.

A përfundon karriera e tij si politikan?

Mendoj që largimi i tij është dinjitoz. Është një qëndrim që i jep vlerë personit që e bën dhe që nuk pranon të bëjë kompromise. Tregon që ai është besnik i disa parimeve që nuk i sakrifikon për një politikë të një qeverie të caktuar.

A ka lidhje Xhorxhe Soros në dorëheqjen e Kotzias siç edhe u akuzua?

Unë kam punuar me Papandreun dhe para tij me Pangavos me të cilët kam pasur marrëdhënie korrekteve. Nuk e besoj për Xhorxh Sorosin. Ai është bërë si delja e zezë. Akuzat janë intensifikuar pas ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë, pasi njihej Sorosi njihej si një kundërshtar i tij.  Kammenos e ka përdorur si argument për të goditur kundërshtarin e tij politik.

Largimi i tij çfarë pasojash ka në negociatat me Shqipërinë?

Largimi i Kotzias pavarësisht se ai klasifikohet si një ministër i sukseshëm nuk do të thotë që do të vihet në rrezik projektmarrëveshjet që janë bërë deri më tani. Tsipras do të vendosë për çështjet kryesore. Ka gjasa që ai të vendose njërin prej zv.kryeministrave të tij si zëvëndës të parë për të bërë punën.

Çfarë po ndodh me marrëveshjen, si i komentoni akuzat e opozitës?

Është stil i Berishës që të luajë me shifrat. Ndikojnë tek të painformuarit dhe ai është i ndërgjegjshëm për këtë gjë. Pra me pak fjalë është një luftë elektorale për pushtet. Nga kjo pikëpamje them që shifat që jep Berisha nuk janë reale dhe janë të pamundura. Është truk propagandistik.  Zoti Berisha i shton dy apo tre zero.

A është marrëveshja peng i marrëdhënieve Rama-Meta?

Meta ka kërkuar që në momentin që marrëveshja të nënshkruhet duhet të ekzistojnë kuorumi i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Rama është shprehur një gjë e tillë nuk është problem, ligji të ratifikohet nga parlamenti, animimi të dërgohet pastaj kur të krijohet Gjykata Kushtetuese e merr përsipër.

Firmosja është çështje javësh apo muajsh?

Mund të shtyhet pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, e kam të vështirë ta mendoj që do ta parqesin marrëveshjen si arritje politike. Tsipras mund të dojë por rrethanat nuk na e lejojnë. Në kohën e fushatës është vështirë të negociosh.

Po sa i përket lojrave të fatit?

Kam qënë pro me vite për t’i mbyllur lojrat e fatiti. Një orë e më parë të zbatohet. Ky biznes ka krijuar probleme të mëdha në shoqërinë shqiptare. Janë biznese joproduktive sepse kanë tendencë për të dalë jashtë kontrollit dhe tencedë për të marrë kapitale ilegale. Por në të njëjtën kohë kanë qënë vatra krimi ka ngritur fole të ngrohta për t’u zhvilluar.

Do arrija Rama t'i mbyllë?

Do ta shohim tani timon e tepsinë e ka vetë, të shohim. Sfidë e tij, basti i tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 19/10/2018 00:12

    Neve kemi politikaj koti,dhurimi i detit Shqiptare Grekeve eshte veper kriminale qe nuk falet,ay qe nenshkroi kontrate duhet varur ne mes te Tiranes.Greket po nxjerrin me firmat e shteteve Skandinave resorset deri ne 3000 metra thellesi qe sa vite e Ne tani na ka rene ndermend te flasim per pasojat. U beme fytyre me tradhti Kombtare ore,ikni ore politikaj te korruptuar demokrate e socialiste te gjithe jeni njesoj,per pasurime personale po shitni troje Shqiptaresh. Tani ju mbeti vetem te shitni mamate tuaja dhe te perfitoni leke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë