‘Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta', Aurela Gaçe thumbon kolegët (FOTO)

‘Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta', Aurela Gaçe thumbon kolegët (FOTO)

Këngëtarja Aurela Gaçe

Dhe pse po bën shumë vite në skenë, këngëtarja labe, Aurela Gaçe gjithmonë i ka rezistuar kohës, falë talentit dhe punës së saj. Aurela Gaçe ka qenë ndër të parat artiste që ka guxuar të dalë e të këndojë ‘live’ në skenë.

Madje duket se kjo praktikë të kënduari pëlqehet shumë nga publiku që është i interesuar të dëgjojë muzikë të vërtetë. Por pavarësisht se ka vite që këndon vetëm ‘live’, duket se një nga ndjekësit e Aurelës në ‘Instagram’ nuk e di ende këtë gjë.

Ndërsa në një fotografi të saj, ai ka shkruar: “Të paska nxjerrë blof DJ më duket”. Mesa duket kjo gjë e ka irrituar së tepërmi këngëtaren, e cila nuk ka nguruar që t’i kthejë një përgjigje specifike:

Por thashë me vete si vë faj. Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale.

Aurela Gaçe

Postimi i Aurela Gaçes 

Këngëtarja ka theksuar se për të gjithë artistët është detyrë parësore që të këndojnë ‘live’ përpara publikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 16/08/2018 22:38

    ...GJITHSESI KETA PSEUDOKENGETARE JANE PERFITUESIT E TE KORRURAVE TE DROGES.. KANE DALE SI DIKURE NE FUSHATE DHE PO PASTROJNE PARATE E TRAFIKANTVE. ME THONI TE KUNDERTEN NE SE QUHET KENGETARE KALLAKU, LUANA E SHUME SI KETA QE MBUSHIN LOKALET XHEPAT DO TE THOSHA…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet