Paratë, puna dhe dashuria, yjet parashikojnë surpriza për këto shenja

Paratë, puna dhe dashuria, yjet parashikojnë surpriza për këto shenja

Foto ilustruese

DASHI
Ata që janë çift do të kalojnë një ditë mjaft të bukur sot. Partneri do tregohet i ëmbël dhe i kujdesshëm. Edhe ata që kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje do e shohin që situata do përmirësohet.

DEMI
Do kaloni momente shumë të lumtura pranë partnerit. Beqarët do të kenë raste shume të mira për të bërë takime interesante. Në aspektin financiar dëgjoni këshillat e miqve tuaj.

BINJAKET
Nuk është dita e duhur për të ndërmarrë rreziqe apo për të bërë ndryshime. Shmangni këto dhe do keni shmangur edhe surprizat e këqija.  Do të njihni një person mjaft interesant sot për të gjithë ata që janë vetëm këtë periudhë.

GAFORRJA
Yjet do t’ju bëjnë shumë tërheqës sot. Nuk do të jetë e vështirë të bëni për vete persona që ju interesojnë. Do të jeni shumë të lumtur sot, kështu që lërini mënjanë dyshimet e gëzoni këto momente të mrekullueshme.

LUANI
Në zyrë do ju besohet një detyrë ku do ju duhet që të zgjidhni që ta përfundoni vetë apo të kërkoni bashkëpunimin e kolegëve tuaj. Yjet ju këshillojnë që të merrni në konsideratë hipotezën e dytë.

VIRGJERESHA
Do të jetë një ditë e favorizuar nga fati për ata që u duhet të nënshkruajnë kontrata, apo për të bërë blerje të rëndësishme. Yjet do të jenë nga ana juaj e do ju favorizojnë në zgjedhjet që do të bëni. Raporti në çift po kalon një moment krize.

PESHORJA
Sot do harxhoni shumë kohë duke u marrë me veten. Do të keni mbështetjen e partnerit që çdo iniciativë që do të merrni. Në punë do të jeni në qendër të vëmendjes për shkak të angazhimeve tuaja.

AKREPI
Falë mbështetjes së disa planetëve ju do përmirësoni situatën në çift. Klima do fillojë të ekuilibrohet dhe do komunikoni më tepër me partnerin.  Kujdes!

SHIGJETARI
Dita e sotme do të jetë e mirë për të gjithë ata që janë çift, mjafton të mos shfaqeni xhelozë në sytë e partnerit. Në punë do të keni surpriza të këndshme.

BRICJAPIBëni mirë të lëvizni përpara se të jetë shumë vonë. Edhe pse nuk i keni idetë e qarta mbi atë që dëshironi me të vërtetë, sot do të arrini të keni sukses, duke marrë më të mirat e të gjitha fronteve.

UJORI
Ndonjëherë është mirë të gjykoni sipas intuitës tuaj në vendime të rëndësishme. Hëna do të vërë në lëvizje  entuziazmin tuaj duke larguar tej dyshimet dhe paqartësitë.

PESHQIT
Mundohuni të vlerësoni humorin e mirë të personave që ju rrethojnë në vend që ta kritikoni vazhdimisht. Me durim e ekuilibër mund të punoni për të vënë në rregull një telash që ju ka ndeshur kohët e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'