Paris, Olta Xhaçka ndjek paradën ushtarake më të vjetër në botë në Champs Elysees

Paris, Olta Xhaçka ndjek paradën ushtarake më të vjetër në botë në Champs Elysees

Olta Xhaçka, ministrja e mbrojtjes

Olta Xhaçka, ministrja e mbrojtjes, mori pjesë në paradën ushtarake të organizuar në Paris me rastin e 14 Korrikut, festës kombëtare të Francës. Me ftesë të presidentit Emanuel Macron, Ministrja Xhaçka bashkë me përfaqësues të lartë të shumë shteteve ndoqi paradën ushtarake më të vjetër në botë, e cila mbahet në Champs Elysees.

Ministrja e Mbrojtjes udhëtoi drejt Parisit, pas Ministerialit të Kartës së Adriatikut që u mbajt në Kroaci dhe Samitit të NATO-s në Bruksel. Në të dy këto takime të rëndësishme u vlerësua kontributi i Shqipërisë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Përpos buxhetit për mbrojtjen, Shqipëria përmes kontributit me Forcat e Armatosura në misionet e NATO-s renditet si forca e dytë me kontributin më të madh si përqindje e Forcës së saj të Armatosur, në Afganistan, misionin kryesor të Aleancës, dhe e 13-a ndër 29 anëtarët për kontributin e saj në misionet e tjera të përbashkëta të Aleancës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nfncnccn: 14/07/2018 18:19

    Na e gerditet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi