Paris SG ‘shpartallon’ Crvena Zvezdën, fiton edhe Schalke-MB

Paris SG ‘shpartallon’ Crvena Zvezdën, fiton edhe Schalke-MB

Lojtarët e PSG

Paris SG ka dhuruar spektakël në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të “Champions League” kundër Crvena Zvezdas, duke fituar me shifrat tensitike 6-1.

Serinë e golave e nisi Neymar që deri në fund të takimit realizoi ‘tripletë’. Në listën e shënuesve u regjistruan edhe Di Maria, Cavani e Mbappe. Parisienët pas humbjes me Liverpool reagojnë në këtë mënyrë, duke marrë marrë përkohësisht vendin e dytë në grupin C.

Ndërkohë në Grupin D, Shalke ka marrë një fitore në frymën e fundit kundër Lokomotivës së Moskës. Gjermanët iu falën golit të McKennie në minutën e 88 për të marrë tre pikët shumë të rëndësishme.

Një ndeshje shumë e dyluftuar, por që në fund u buzëqeshi miqve të cilët marrin kreun e renditjes në pritje të përfundimit të takimit tjetër mes Portos dhe Galatasarayt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve