'Parisi i bardhë', mijëra turistë në 30 vjetorin e darkës së veshur me të bardha

'Parisi i bardhë', mijëra turistë në 30 vjetorin e darkës së veshur me të bardha

Parisi, të ftuar në darkën e veshur me të bardha

Qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë janë veshur me të bardha dhe kanë shijuar në maksimum ushqimin para pallatit, ku është shënuar 30-vjetori i “darkës së parë në të bardha”.

Lokacioni i darkës ka qenë misterioz për pjesëmarrësit deri në momentet e fundit, kur edhe pranuan mesazhet telefonike me detajet.

Të pranishmit ishin mbledhur në zonat e gjelbëruara me pamje nga ndërtesa me kupolën e artë, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartit dhe figurave tjera të Francës.

Ata kishin vënë tavolinat dhe mbulesat e bardha, dhe kanë pirë shampanjë dhe verë. Organizatorët kanë njoftuar se në darkë kishin pritur mbi 30 mijë pjesëmarrës, një pjesë e të cilëve kishin ardhur nga vende tjera.

“Darka në të bardha” për herë të parë është mbajtur në Paris në vitin 1988.


(Të ftuarit në Darkën e Bardhë në Paris)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën