Parlamenti grek nderon me një minutë heshtje ekstremistin që u vra në Gjirokastër

Parlamenti grek nderon me një minutë heshtje ekstremistin që u vra në Gjirokastër

Momenti kur parlamenti grek mbajti një minutë heshtje

Parlamenti grek mbajti sot paradite një minutë heshtje për Konstandino Kaçifas. Kjo ka ndodhur pas propozimit të nënkryetarit të Parlamentit grek, që ishte drejtues i seancës Nikita Kaklamanis.

Duhet theksuar se Kaklamanis i përket partisë së djathtë Demokracia e Re. Para pak ditësh drejtuesi i seancës që ishte një nga nënkryetarët e SYRIZA kishte refuzuar që parlamenti grek të nderonte Kaçifasin.

Por ajo që është më e rëndë është fakti se nënkryetari i parlamentit grek përdor termin “voriepiriot” të utranacionalistëve grek që rivedikojnë territoret e Shqipërisë së Jugut me të ashtëquajturin Vorio Epir.

“Shprehim mbështetjen tonë të pakufijtë për familjen e vorioepiriotit Konstandinos Kaçifa dhe dënimin pa asnjë alibi të vrasjes së tij nga policia shqiptare në Bularat,” ka deklaruar fillimisht Kaklamanis duke kërkuar më pas që të mbahet një minutë heshtje, para fillimit të seancës së Parlamentit grek, çka edhe ndodhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grecia: 10/11/2018 00:43

    ta bej kete veprim, per nje terrorist te armatosur????? Po, shume e pritshme, Por shume turp. Kjo me vertet na ben te jemi vellezer me Turkun se sa me kto plehra

    Përgjigju
  • [email protected]: 09/11/2018 23:39

    Si ka mundësi që një vend europian si gereqia të mbështes një terrorist qe përdor armë zjarri pa leje në drejtim të policin ku do ne bot po përdore armë zjarri policia te vret.pse grekët e fort nuk merren me turqinë?po kan frik nga zjarri...

    Përgjigju
  • hahah: 09/11/2018 19:53

    teper e turpeshme

    Përgjigju
  • rroku: 09/11/2018 18:40

    FASHISTA ju doni ENVER HOXHEN qe ua q"u nenat mor plera, ne c'vend te botes keni pare qe te dali nje krimilel e te gjuaj me arme policine dhe te nderohet nga parlamenti.Komb i turpshem....

    Përgjigju
  • Burgu: 09/11/2018 18:08

    Nje falenderim te vecante per kete ndere i shkon Z. edvin k. Rama. Bukur te rriti Kristaqi. #Ramatradhetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin