Partinë në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, negocitat në emër të gjermanëve

Kreu i PD Lulzim Basha

Opozita shqiptare nuk duhet qortuar edhe nëse do të ishte formalisht kundër hapjes së negociatave, siç është realisht. Një opozitë dhe mund të jetë kundër një procesi, qoftë ky dhe jetik për Shqipërinë.

Nuk duhet qortuar as pse përpiqet të përkthejë në shqip deklarata që vetë i ka shkruar në gjuhë të huaja.

Problemi më i madh që ka Lulzim Basha, është që nuk ka qëndrimin e tij rreth negociatave, por del çdo ditë e na thotë çfarë mendojnë miqtë e tij në Europë kundër negociatave. Biles dhe kur zhduket për disa ditë, raporton i gëzuar në grup se ka marrë mbështetje kundër negociatave, ndërsa publikisht thotë jam pro negociatave.

Të njëtën gjë bëri dhe pas deklaratës së porositur të zv.kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

Denduria e kësaj praktike, fakti që çdo ditë opozita del e na thotë çfarë thonë miqtë e saj në Europë kundër negociatave me Shqipërinë, nuk bën më përshtypje në Shqipëri, pasi të gjithë e pranojnë që disa deputetë në Perëndim, aleatë të Lulzim Bashës, po bëjnë një punë të lavdërueshme pro tij dhe kundër Shqipërisë.

Dhe meqë jemi tek zv.kryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU, do të ishte lajm serioz, sikur Grupi Parlamentar i CDU/CSU të merrte sot një vendim kundër hapjes së negociatave. Ky do ishte lajm i rëndësishëm kundër negociatave dhe meritë e Lulzim Bashës, që arriti të lobojë. Kurse fakti që disa deputetë gjermanë janë kundër, tashmë është shumë i vjetër.

Pasi mund të ndodhë që Grupi Parlamentar të mblidhet sot ose nesër, dhe të thotë jemi dakord të hapen negociatat, dhe kjo e çon dëm gjithë punën e bërë në selinë e PD.

Serioze do të ishte që PD të kishte qëndrimin e saj dhe ky qëndrim, siç po lexohet nga miqtë e saj në Europë, është kundër hapjes së negociatave. Ky do të ishte zhvillim real dhe lajm i vërtetë, dhe mund të ishte dhe i argumentuar.

Biles në këtë pikë do kishte kuptim dhe fitorja e opozitës në këtë betejë, në rast se negociatat nuk do të hapeshin.

Por ky qëndrimi i PD, që thotë jemi për hapjen e negociatave, por më të gëzuar jemi që miqtë tanë janë kundër, nuk ka kuptim dhe e bën qesharake opozitën.

Opozita ka kuptim të jetë kundër negociatave dhe të gëzohet kur nuk hapen, ose të jetë pro, siç thotë me fjalë, dhe të mos lodhet gjithë ditën me vepra, duke shkruar intervista dhe deklarata për miqtë e saj në Gjermani. Mjafton ta thotë vetë këtë qëndrim në Kuvend dhe njerëzit e kuptojnë.

Se njëherë një lider duhet ta bëjë një betejë në jetë. Qoftë dhe kundër Shqipërisë, kur si bën zemra ta bëjë pro. Lulzim Basha as këtë nuk do ta bëjë me duart e veta. Partinë do ta drejtojë në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, dhe negocitat në emër të gjermanëve. Dhe pastaj thotë pse nuk më besojnë njerëzit.

a.de.
Komento

Komente

  • MINUSHE: 14/06/2018 08:58

    CFARE SHKRIMI! URIME Z.BAZE

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 13/06/2018 00:47

    Po o baze po bjeri se i bi bukur.. do e kesh thene me shume ti ne artikuj qe fajin e ka opozita se ndonje minister i qeverise...nejse genjeje sa te mundesh se e hajne rahat...

    Përgjigju