Partizani mposht Kukësin në supersfidën e javës, merr sërish kryesimin

Partizani mposht Kukësin në supersfidën e javës, merr sërish kryesimin

Futbollistët e Partizanit gjatë një seance stërvitore

Supersfida e javës së tetë në Superligë mes Kukësit dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren minimale 0 me 1 të kryeqytetasve. Përballja nisi shumë mirë për verilindorët, me Kalanë që në minutën e 2 humbi një rast të artë dy metra larg portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Partizani do të reagonte dhe në minutën e 20-t një assist i përkryer nga Bardhi u finalizua me sukses nga Mala. Një gol që vulosi takimin edhe pse Kukësi në pjesën e mbetur të lojës tentoi të barazonte.

Me këtë fitore, Partizani që deri në javën e tetë ka pësuar vetëm një gol, merr sërish kryesimin e kampionatit me 19-t pikë, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Ndërkohë Kukësi i drejtuar nga Cungu poziciohet I katërti në renditje me 13-t pikë, 6 më pak se vendi i parë. Kujtojmë që kjo është humbja e dytë radhazi e verilindorëve në kampionat pasi në mesjavë u mposht edhe nga Skënderbeu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur