Partizani, portieri Hoxha dhe Kardozo gati për Skënderbeun

Partizani, portieri Hoxha dhe Kardozo gati për Skënderbeun

Alban Hoxha

Përfundon alarmi te Partizani. Alban Hoxha dhe Lukas Kardozo, që vlerësoheshin si të rrezikuar për të mos luajtur në ndeshjen me Skënderbeun, pritet të jenë rregullisht në fushë.

Në prag të sfidë së të hënës me kryesuesit, portieri titullar dhe sulmuesi brazilian u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të grupit. Një lehtësim për trajnerin Klevis Dalipi, që merr garanci se do të ketë dy prej titullarëve për ndeshjen që të kuqtë kërkojnë ta fitojnë për prestigj ndaj rivalëve të mëdhenj, por edhe për të konsoliduar pozitat në vendin e tretë në renditje.

Nëse kjo ishte pjesa e dukshme e përgatitjeve te Partizani, i fshehtë u mbajt formacioni që pritet të zbresë në fushë këtë të hënë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Trajneri Dalipi do vendosë në orët e fundit për 11-shen që do të përballet me korçarët.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip