Partizani shkatërron Teutën, thyen 'mallkimin' dhe merr kreun e renditjes

Partizani shkatërron Teutën, thyen 'mallkimin' dhe merr kreun e renditjes

Ndeshja Partizani-Teuta

Partizani ka marrë kryesimin e Superligës duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Teutën. Të kuqtë në këtë mënyrë kanë thyer edhe një ‘mallkim’, duke fituar pas ndeshjes derbi, diçka që sezonet e fundit ka qenë tepër e vështirë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29 me Asanin që i ndihmuar nga devijim pas goditjes së dënimit kaloi në avantazh të kuqtë. 21-vjeçari vetëm pas pak momentesh do të dyfishonte rezultatin pas një asisti perfekt të Hebajt. Në pjesën e dytë Mensah vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas shtatë javësh kampionat Partizani renditet i pari me 16 pikë, 3 më shumë se Kukësi që nesër luan takimin e fundit të kësaj jave kundër Skënderbeut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë