POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pas 9 abortesh aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë (Foto)

Aktorja Gabrielle Union

Aktorja e njohur është bërë nënë për herë të parë. Pas 9 aborteve Gabrielle Union ka arritur të marrë në krahë vajzën e saj të parë me anë të një nëne zëvendësuese.

Aktorja dhe bashëkshorti i saj, Dwyane Wade e kanë ndarë lajmin e mirë me anë të një postimi në rrjetet sociale. "Një ditë e mrekullueshme. Jemi të emocionuar që fëmija ynë mrekulli erdhi në jetë mbrëmjen e kaluar nëpërmjet një nëne zëvëndësuese. Data 7/11 do të gdhendet në zemrat tona si dita më e bukur,"- shkruan Union krahas fotos ku shihet se çifti mban në duar beben e porsalindur.

Union dhe Wade janë martuar që në vitin 2014 dhe vogëlushja është fëmija i parë i 46-vjeçares.  Ndërsa Wade ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, Xavier Zechariah, 5 vjeç, Zion Malachi Airamis, 11, and Zaire Blessing Dwyane, 17 vjeç.

Gabrielle ka rrëfye më parë se sa e vështirë ka qenë për të për t’u bërë nënë. “Kam pasur 8 ose 9 aborte, për tre vite trupi im ka qenë i burgosur duke u përpjekur të ngelja shtatzënë,”- është shprehur ajo për “People”.

Foto e publikuar nga Gabrielle Union në Instagram 

fl.mi.
Komento