POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pas anulimit të takimit me Thaçin, Vuçiç shkon sot në Kosovë: Shqiptarët, të kënaqur vetëm po t’u japim dy shtete

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një vizitë sot në Kosovë. Vuçiç ka thënë mbrëmjen e djeshme se Lista Serbe nuk e pranon Fatmir Limajn si kryesues të delegacionit negociator kosovar.

Vuçiç ka thënë gjithashtu se që shqiptarët të jenë të kënaqur, duhet të marrin dy “Kosova”. Vuçiç ka thënë se anulimi i takimit nuk është ndërprerje e dialogut.

Shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime. Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

Ora 13:51
Pak minuta para vizitës së Vuçiç, Kreu i Shërbimit Sekret të Serbisë hyn në Kosovë (Foto)

Pak minuta nga mbërritja e Presidentit serb në Kosovë, Aleksandër Vuçiç, mediat kosovare raportojnë se para tij ka një tjetër “prurje”. Bëhet fjalë për shefin e Agjencisë së Inteligjencës Serbe, BIA, Bratislav Gasiç, i cili ka hyrë në Kosovë me 3 makina Audi A8 dhe një makinë Land Cruser.

Shefi i Inteligjencës Serbe duke hyrë në Kosovë

Gasiç ka kaluar nga pika e kalimit të Bërnjakut, me anë të portës 31. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pritet të vijë në Kosovë në orën 14:00 dhe do të zhvillojë një sërë takimesh në komunat e banuara nga serbët.

f.g.
Komento

Komente

  • Kosova: 08/09/2018 11:52

    Pyeti paraardhesit zoti Vucic,a keni gje troje ne ballkan apo keni ndertuar shtetin serb me trojet shqiptare.Atehere do te kuptoni sa te drejte kane shqiptaret.

    Përgjigju