Pas Brexit, Merkel dhe Macron prezantojnë platformën për reformimin e BE

Presidenti Francez, Emanuel Macron është pritur sot në një takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Në fokus të takimit të dy liderëve ishte reformimi i Eurozonës dhe i Bashkimit Europian, ku edhe pse Merkel u shfaq mbështetëse për propozimin, ndërkohë që në Gjermani ekziston një presion i madh ndaj për të mos pranuar asnjë reformë e cila do të kërkojë më shumë financime nga Gjermania.

Macron ka bërë të ditur se ai dëshironte një front të bashkuar para se të prezantonte reformën  për Eurozonën në qershor. Gjithashtu kreu i shtetit francez tha se Franca dhe Gjermania të dyja duan të përmirësojnë zonën e tregut të përbashkët përpara fillimit të verës.

Vizioni i Macron përfshin kthimin e fondit ekzistues të ndihmës në Europë në një Fond Europian Monetar, i cili mund të veprojë si një zbutës i ndonjë krize ekonomike në të ardhmen në bllokun europian.

Presidenti francez sugjeroi gjithashtu se eurozona duhet të kishte ministrin e saj të Financave, si dhe hodhi idenë e krijimit të buxheti me një vlerë prej disa miliarda euro.

Por propozimi i Macron është një çështje e cila mund t’i shkaktojë probleme kancelares Merkel në Gjermani, e cila është nën presion nga blloku konservator në vend, për të mos pranuar asnjë reformë e cila mund të çojë në shtimin e fondeve që gjermania duhet të japi.

Macron dhe Merkel gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtojnë drejt SHBA-ve ku do të takohen me  Presidentin amerikan Donald Trump.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!