POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pas dënimit nga Gjykata për vjedhje, Kastriot Çipit iu refuzua viza kanadeze

Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy drejtuesit e protestës për Teatrin

Pas lajmit të publikuar dje se, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy drejtuesit e protestës kundër teatrit, rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për vjedhje të fondeve të filmave dhe janë kallëzuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Çipi është munduar të sqarojë rrethanat e këtij dënimi në Facebook.

“E vërteta është se jo unë si individ, por kompania ime, është paditur CIVILISHT për “mosrespektim të detyrimit kontraktor”. Dhe mospërmbushja e detyrimit kontraktor, me KUSHTETUTË nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të dënohet me burg”, shkruajti ai dje, pas publikimit të lajmit nga "Shqiptarja.com". 

Por, ndoshta pa dashje, ai në reagimin e tij ka zbuluar edhe një detaj tjetër: Se pas dënimit për vjedhje, në vitin 2014, Ambasada kanadeze i ka refuzuar vizën.

“…në vitin 2014 bëra një përpjekje për të shkuar individualisht në Kanada (sepse e kisha të pamundur të financoja udhëtimin e një grupi të plotë xhirimi) dhe m’u refuzua viza”, shkruan Kastriot Çipi në Facebook.

Në këtë postim ai ka pranuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

 “Letra e qershorit 1999 drejtuar QKK për kthimin shumës dhe zgjidhjen e kontratës është absolutisht e vërtetë. Por pjesa tjetër e së vërtetës është se QKK nguli këmbë se filmi duhej të realizohej patjetër, pavarësisht vonesave. Projekti ynë nuk ishte as i pari, as i fundit që vonohej në realizim. Në këto kushte, kolegu Budina u tërhoq nga projekti dhe punën e vazhdova unë”, pranon Çipi.

"Shqiptarja.com" publikoi paraditen e djeshme vendimin e Gjykatës, ku thuhet se dy regjisorët u dënuan për vjedhje fondesh. Budina e Çipi sipas vendimit duhet t'i kthejnë Qendrës  Kombëtare të Kinematografisë (QKK), një fond rreth 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitete).

l.q.
Komento