Situata politike, aksioni opozitar dhe çështja e mandateve/ Basha takime me aleatët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime të veçanta me dy prej aleatëve të tij, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

E para që ka ardhur në selinë blu ka qenë Kryemadhi e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta dhe më pas në zyrën e Bashës ka ardhur kreu i PR-së, Fatmir Mediu. 

Mendohet se gjatë takimit është diskutuar situata politike në vend, çështja e mandateve të deputetëve dhe aksionet e opozitës së bashkuar. Temë e diskutimeve kanë qenë protestat e qytetarëve në Tiranë dhe strategjia e opozitës në mbështetje të tyre.

Gjithashtu besohet se është diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku opozita pritet që të dalë me kandidatë të përbashkët.

Kryetari i PR kërkoi një ditë më parë që opozita të rikthehet në Kuvend, duke ndërprerë bojkotin e nisur që në fund të sesionit të kaluar parlamentar. (Lexo këtu)

Seanca e fundit e këtij viti që do të jetë në datën 19 dhjetor, e cila është njëkohësisht edhe data e fundit për shpëtimin e mandateve të opozitës, pasi seanca plenare e radhës do të mbahet në 21 janar të vitit të ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 03/12/2018 17:01

    Bejini nje nder ketij populli,qendroni larg parlamentit se nuk e meritojme te degjojme britmat tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish