Pas FSHF-së, radhën e kontrollit nga Tatimet e kanë klubet e futbollit

Pas FSHF-së, radhën e kontrollit nga Tatimet e kanë klubet e futbollit

Klubi i futbollit

Shumë shpejt pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të kontrollojë klubet e futbollit. Një kontroll i tillë u lajmërua në fillim të këtij viti, që koicidoi me fushatën zgjedhore të organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për të ndikuar dhe për t’u mos u quajtur politike, ky kontroll u shty.

Dhe tani duke se ka ardhur koha që Tatimet të ndërmarrin aksionin e radhës, pasi kanë “trokitur” edhe në dyert e FSHF-së. Klubet e futbollit kanë probleme të mëdha, ku shumë nuk derdhin as siguracionet për futbollistët, ndërkohë që një pjesë e mirë punojnë me 2 palë kontrata për lojtarët, duke shmangur detyrimet tatimore.

Burime të “Shqiptarja.com”, bëjnë me dije Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë në lidhje me klubet sportive dhe më pas Tatimet do të zbresin në terren për të kontrolluar çdo klub. Mendohet që në ditët e para të majit aksioni të shtrihet në të gjithë vendin, kjo edhe për shkak se garat thuajse kanë mbaruar dhe që mos ndikojnë në rezultate, favorizuar apo penalizuar dikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës