Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i çojnë pako me tritol në zyrë. Dështon siguria

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i çojnë pako me tritol në zyrë. Dështon siguria

Një test sigurie i kryer nga Njësia Antiterrorizëm e policisë së Kosovës ka nxjerrë në pah se siguria e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj  është joekzistente. Sipas mediave kosovare, në zyrën e të parit të Kosovës ka mbërritur një pako me 2 kilogramë tritol. Një gjë e tillë mësohet se është bërë pikërisht për të testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë.

Por njësia antiterrorizëm ka nxjerrë përfundimin se gjithçka kishte dështuar, pasia policia nuk ka arritur ta parandalojë hyrjen e pakos me eksploziv në zyrën e kryeministrit Haradinaj. Mediat kosovare raportojnë se për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter. E pyetur nga mediat kosovare, zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi ka thënë se nuk ka pasur ndonjë incident të tillë, por ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.


Sikurse bëjnë të ditur mediat kosovare, edhe dy simulime të tjera në godinën e qeverisë kanë nxjerrë në pah dështimin e sigurisë në këtë institucion.


Rasti tjetër ka qenë kur një person i cili ishte hequr si “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë. Ndërsa një tjetër në rolin e një invalidi, ka arritur që brenda objektit ta fusë një pushkë. 


Rezultate të tilla të procesit të simulimit janë mjaft shqetësuese, në një kohë kur vetëm pak ditë më parë, kryeministri Ramush haradinaj është kërcënuar me jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës