Pas lirimit vullnetar, mjetet e IMT-së vijojnë shembjen e godinave pa leje te 'Astiri'

Pas lirimit vullnetar, mjetet e IMT-së vijojnë shembjen e godinave pa leje te 'Astiri'

Pamje nga prishja e një objekti të palegalizuar në zonën e 'Astirit'

Mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit po vijojnë me shembjen e godinave pa leje tek zona e “Astirit”, për t’i hapur rrugë projektit të “Unazës së Madhe”. Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se prishjet e objekteve përgjatë lotit 2 dhe 3 të "Unazës së Madhe" kanë ardhur pas lirimit vullnetar dhe largimit të orendive. Mjetet e IMT-së kanë vijuar gjithashtu edhe me evadimin e mbetjeve inerte. 

Bashkia e Tiranës ka ofruar për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në zonën ku do të kalojë gjurma e “Unazës së Madhe”, banesa sociale komode, të mobiluara dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme shtëpiake. Ndërkohë, për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite. Ata mund ta zgjedhin vetë shtëpinë ku duan të banojnë dhe qiraja u paguhet nga Bashkia.

ARRSH, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë përmbyllën mëngjesin e sotëm fazën finale të konstatimit në terren të objekteve që preken nga projekti i rehabilitimit të "Unazës së Madhe" të Tiranës (segmenti Pallati me Shigjeta - Sheshi Shqiponja) dhe statusit të tyre ligjor nga ana e dokumentacionit. Në përfundimit të vlerësimit, rezultoi se numri total i objekteve që do të preken nga projekti është 195, ku 71 prej tyre rezultojnë me dokumente pronësie ndërsa 124 objekte pa dokumente e kërkuara.(Lexo këtu)

Ora 18:38
Pas lirimit vullnetar, mjetet e IMT vijojnë edhe pasdite shembjen e godinave pa leje te 'Astiri'
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

    Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale